Top News – Cikloni ‘Agatha’ mbjell kaos/ Shira të rrëmbyeshëm, të vdekur e të zhdukur në Kubë
04/06/2022 16:45

Kalimi i ciklonit Agatha është shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, që kanë goditur shumë provinca si edhe kryeqytetin e Kubës, Havana, duke lënë të paktën dy viktima, një të zhdukur, një të lënduar dhe mijëra banorë ka energji elektrike. Shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi elektrike kanë prekur rajonet perëndimore dhe qendrore të Kubës me një akumulim reshjesh prej më shumë se 200 milimetrash që do të vazhdojnë për gjatë fundjavës – thanë meteorologët. Dhe bëhet fjalë vetëm për bishtin e Agatha-s, uraganit që goditi brigjet e paqësorit në meksikën jugore dhe që kur doli mbi atlantik u bë një ciklon i mundshëm tropikal i kategorisë një – sipas qendrës së uraganëve në Miami të Floridas. Zona të kryeqytetit kuban u përmbytën, përfshirë Havanën e vjetër dhe Havanën qendrore. Imazhet në mediat shtetërore tregonin skuadrat e shpëtimit në havanën qendrore duke evakuuar njerëzit me kanoe. Në një takim për vlerësimin e dëmeve dhe koordinimin e veprimeve, shtabi i emergjencave raportoi se ka patur 40 rrëshqitje toke në kryeqytet dhe se 398 banorë ishin evakuuar. Ka patur ndërkohë probleme edhe me linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike. Agatha u shoqërua me erëra që kapnin shpejtësinë e 65 km në orë. Sezoni i uraganeve fillon cdo vit më 1 qershor dhe përfundon më 30 nëntor për atlantikun verior, gjirin e meksikës dhe zonën e karaibeve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55