Draft kodi i ri penal zgjeron gamën e dënimeve me gjobë, ose burg për një sërë veprash, që në kodin aktual që është në fuqi dënohen me gjobë, ose maksimumi deri në 3 muaj burgim. Një prej veprave ku propozohet që të zgjerohet objekti është ajo e përdhosjes. Kodi aktual parashikon se përdhosja konsiderohet vepër penale në rastet kur bëhet ndaj simboleve kombëtare, vëndeve të kultit, apo edhe varrezave.