Një buall në Bangladesh, me nofkën "Donald Trump" për shkak të flokëve të tij të dendur biondë, i është kursyer jeta pasi u bë i famshëm dhe në vend që të bëhej kurban për Bajram, do të dërgohet në kopshtin zoologjik kombëtar. Bangladeshi me shumicë myslimane, një komb i Azisë Jugore me 170 milionë banorë, feston Bajramin e Kurbanit, "festën e sakrificës", të enjten. Bualli 700 kilogramësh, një ekzemplar i rrallë albin, që i ngjason disi presidentit amerikan, nga flokët, duhej të therej me rastin e festës. Por disa orë para se të përballej me thikën, qeveria ndërhyri për të shpëtuar kafshën, e cila është bërë një sensacion në internet. Drejtori i Kopshtit Zoologjik Kombëtar, tha se se do të kujdeset personalisht për kafshëm.