Top News – Brukseli mesazh Albin Kurtit/ Për dialogun, presim përkushtim të plotë
31/03/2021 16:54

Bashkimi Europian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Brukseli ka sjellë një “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon”. BE-ja tani mendon se ka ardhur koha që procesi të përmbyllet me sukses, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht detyruese, e cila të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Këto vlerësime i ka shprehur një zëdhënës i BE-së duke u përgjigjur pyetjeve të Radio Europa e Lirë rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe parimeve të paraqitura së fundi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, theksoi se Albin Kurti, sa i takon dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.“E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur. Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer genocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë. Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet që nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët”, ishte komenti i tij. BE-ja deri tani nuk ka bërë referime direkte ndaj qëndrimeve të Kurtit, por ka thënë vetëm se ajo dhe shtetet anëtare presin që dialogu të vazhdojë së shpejti dhe të shohin qeverinë e re të Kosovës duke u angazhuar plotësisht për ta cuar këtë proces të rëndësishëm deri tek përmbyllja e suksesshme.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20