Top News/ Britania miraton ‘plani Ruanda’ / Sunak: Vendim historik, tani nuk na ndal më askush
23/04/2024 11:13

Plani I shumëdiskutuar I qeverisë së britanisë së madhe për të transferuar në Ruanda azilkërkuesit që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në mbretërinë e bashkuar, ka marrë dritën e gjelbër nga parlamenti, pas një debate maratonë në dhomën e lordëve dhe komuneve, që zgjati deri natën vonë. Anëtarët e dhomës së lordëve, që ekzaminojnë propozimet legjislative, kanë shtyrë në mënyrë të vazhdueshme planin e amenduar tek parlamentarët e dhomës më të ulët, por në fund kanë pranuar të mos bëjnë modifikime të tjera, duke mundësuar kthimin e tij në ligj tani. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e konsideroi miratimin një vendim historik dhe tha se tani asgjë nuk mund të pengojë më autoritetet në ndalimin e valës së emigrantëve në vend. Por pak orë pas miratimit të ligjit, një barkë me emigrant u përmbys në kanalin anglez, me autoritetet franceze që floën për pesë viktima. Ministri I emigracionit të paligjshëm, Majkëll Tomlinson, insiston se efekti zbrapës I ligjit do të ndjehet menjëherë. Projektligji, e konsideron Ruandën një vend të sigurt dhe është pjesë kyce e planeve të qeverisë britanike për të kthyer në shtëpi azilkërkuesit nga atje, pa hyrë fare në britani. Projektligji është kritikuar ashpër nga partitë e opozitës por pas disa debatesh, lordët hoqën dorë nga kundërshtimet e tyre. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se projektligji bie ndesh me ligjet ndërkombëtare ndërsa torturojnë të mbijetuarit dhe refugjatët e tjerë në rrezik, dhe skema, sidoqoftë, mund të bllokohet përsëri në gjykata. Edhe organizata e kombeve të bashkuara ka paralajmëruar se e gjithë kjo përbën një precedent shumë të rrezikshëm. Pas miratimit të projektligjit ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë në platformën sociale X, duke nënvizuar se ai do të parandalojë tani përdorimin e sfidave ligjore për të vonuar largimin e azilkërkuesve në Ruandë.

Top News – Korrupsion me 100 mijë dollarë. Trump shkarkon ambasadoren amerikane në Greqi
13/10 17:40
Top News – Anëtarësimi gradual. Marta Kos: Garanci që nuk do ketë regres demokratik
13/10 17:39
Top News – Anija fundoset në Detin e Zi / Bullgaria proteston, 11 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur
13/10 15:16
Top News – Evropa të kalojë në ‘gjendje lufte’ / Rusia na ka lënë pas, duhen më shumë armatime
13/10 15:10
Top News – Alarm në Gjermani, mbyllet aeroporti/ Avionët luftarakë në ajër, ‘emergjencë në fluturim’
13/10 15:05
Top News – Papa Leoni shtrohet në spital / Operacion për heqjen e një mase në mushkëri
13/10 14:56
Top Channel/Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm të bllokut europian!
13/10 14:41
Top News – Trump kërcënon të ndalë armët / Ambasadori në NATO: Furnizimi i Kievit vazhdon
13/10 14:06
Top News – Arrestohen liderët e ‘buburrecave’ / Sfidojnë partinë e Modit në Indi, ndërhyn policia
13/10 13:54
Top News- Panik në avionin nga Nju Jorku në Izrael/Evakuohet në pistë të izoluar, kërcënim për bombë
13/10 13:51
Top News – Goditje për Trump e të djathtën ekstreme/Pasoja e sulmeve të Ukrainës mbi ‘GOOGLE-in rus’
13/10 13:06
Top Channel/ Hungaria heq kufizimet LGBTQ/ Qeveria e Magyr rrëzon ligjin për mbrojtjen e familjes
13/10 12:25
Top News – Bullgaria ‘ngre në këmbë’ NATO-n / Droni fundos anijen pranë bregut, e dyta në një javë
13/10 12:22
Top News – Tregon raketën që arrin SHBA-në / Kim Jong Un në muze, Trump dëshiron ta takojë
13/10 12:18
Top Channel/ Thaçi, gjyqi numër 2: Në 17 nëntor shpallet vendimi për pengim të drejtësisë!
13/10 12:09
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
13/10 11:29
Top News – Arabia Saudite në shënjestrën e Huthive / Sistemi i paralajmërimit heshti para sulmeve
13/10 11:28
Top News- Anëtarësim nën rregulla të rrepta/ Vendet anëtare të ardhshme nën mbikëqyrja nga BE
13/10 11:24
Top Channel/ Sulm kibernetik në Francë: Frigoriferët kthehen në “furra”, miliona euro dëme!
13/10 11:19
Top News – Trump mbron marrëveshjen me Putinin / Kritika nga çdo anë, ‘u pajtuan se u thashë unë’
13/10 11:13