Top News – Britania heton krimet ruse të luftës/Avokatë e policë në ndihmë të Gjykatës Ndërkombëtare
06/06/2022 11:31

Një ekip avokatësh dhe policësh britanikë do të angazhohen për të ndihmuar kryeprokurorin Karim Khan për të hetuar krimet e supozuara të Rusisë në Ukrainë. Në mesin e ndihmës do të ofrohet akses më i madh në ekspertizën e policisë dhe ushtrisë britanike, ndërsa shtatë avokatë me përvojë në ligjin penal do të ofrojnë ndihmë për të identifikuar të dhëna për krimet e kryera në Ukrainë dhe për ndëshkim të përgjegjësve. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nisur hetimet që mund të shënjestrojnë zyrtarë të lartë rusë, të cilët besohet se janë përgjegjës për krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Mizori dhe varreza masive janë raportuar në disa qytete dhe qyteza në Ukrainë, në zonat e pushtuara fillimisht nga forcat ruse, të cilat më pas janë larguar nga Kievi dhe zonat përreth për të fokusuar luftën në lindje të shtetit. Masakra civile janë zbuluar në Buça, qytezë afër Kievit, pasi njerëzit janë parë të vdekur nëpër rrugë, me duar të lidhura.Deri më tani, Ukraina ka raportuar 15,000 krime të dyshuara të luftës, përfshirë rastin e një gruaje ukrainase që dyshohet të jetë dhunuar nga trupat ruse. Rreth 600 të dyshuar janë identifikuar dhe 80 ndjekje penale janë në proces e sipër. Deri më tani për këtë luftë është dënuar një ushtar rus, i cili ka vrarë një civil 62-vjeçar. Gjykata ukrainase e ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin me burgim të përjetshëm.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55