Top News – Britania çon azilkërkuesit në Ruanda / Shqipëria e refuzoi, gjendet zgjidhje alternative
14/04/2022 14:53

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një plan të ri për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda deri sa kërkesat e tyre të shqyrtohen. Johnson do ti bëjë publike detajet e planit në Kent, në anglinë juglindore, ku me mijëra emigrantë zbarkojnë në barka të vogla që nga viti i shkuar, ndërsa po përpiqet të luftojë emigracionin e paligjshëm që është shqetësues për shumëkënd në partinë e tij. Sekretarja e brendshme britanike, Priti Patel, ka udhëtuar drejt Ruandës, ku ajo do të japë detajet e planit për ngritjen e një qendre pritëse që e përditshmja Times raporton se do të kushtojë fillimisht 157.61 milionë dollarë. Vitin e kaluar më shumë se 28 mijë emigrantë dhe refugjatë kaluan nga evropa në britani. Ardhja e barkave të mbushura me emigrantë ka qenë burim tensioni mes francës dhe britanisë, vecanërisht pasi 27 klandestinë u mbytën në ujërat e kanalit anglez në nëntor. Plani i britanisë është që përmes dërgimit në një vend të tretë, deri sa dokumentacioni i tyre të shqyrtohet, emigrantët do të dekurajohen të udhëtojnë drejt Britanisë. Qeveria ka kohë që përpiqet të dlë me një zgjidhje dhe ndër destinacionet e treta të përmendura më herët ka qenë madje edhe shqipëria. Mediat britanike kishin shkruar se zyrtarët britanikë janë në bisedime me qeverinë shqiptare, për hapjen e një qendre pritëse në vend, por Tirana zyrtare ka mohuar gjithcka.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36