Top News – Borrell: Rusia do të ‘minojë’ BE/ Vendet anëtare nuk duhet lejojnë që të përçahen
16/06/2021 20:37

Qeveria ruse kërkon që të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell. Sipas tij, BE duhet të flasë me një zë ndaj Rusisë, me të cilën nuk beson se mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve së shpejti. “Rusia nuk dëshiron të flasë me Bashkimin Evropian, ajo preferon të flasë drejtpërdrejt me disa anëtarë që janë të rëndësishëm në sytë e saj. BE duhet të tregojë unitet në mënyrë që ta detyrojë Rusinë të flasë me të”, tha Borrell. Ai paraqiti të mërkurën një dokument mbi marrëdhëniet e BE-së me Rusinë me rekomandime se si të përmirësohet zbatimi i politikës evropiane ndaj Rusisë. Krerët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë këto rekomandime në një samit javën e ardhshme. “Nëse vendet anëtare i miratojnë këto rekomandime, ata do të duhet të sigurojnë që ato të ndiqen dhe të mos lejojnë që Rusia të na ndajë”, tha Borrell. Ai theksoi se marrëdhëniet e mira midis BE-së dhe Rusisë nuk duhet të priten shumë shpejt. “Në rrethanat aktuale, një partneritet i ri midis Rusisë dhe BE-së, i cili do të lejojë një bashkëpunim më të ngushtë, duket një e ardhme e largët”, pohoi ai.

Top Channel/ Farage premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve nëse vjen në pusht
12/10 15:34
Top News – NATO paralajmëron prerë Rusinë: ‘Ju shkatërrojmë! Një sulm ndaj aleancës ‘i kotë’
12/10 15:18
Top News – Ndahet Nobeli në ekonomi / Dy amerikanë ‘punuan për stabilizimin e ekonomisë’
12/10 15:06
Top News – Vetëm 350 mijë makina kineze në vit / BE vendos kufizime për importet e mjeteve hibride
12/10 15:05
Top Channel/ Trump “ia vë syrin” oqeaneve: Ose Atlantiku, ose Paqësori të marrin emrin tim!
12/10 15:01
Top News – Kremlini hedh poshtë armëpushimin: ‘Zelenski nuk e meriton, duam marrëveshje paqeje’
12/10 14:52
Top News – Në pallate ‘të fortifikuara’, me bunkerë / Mohammed Bin Salman ‘i tmerruar’ pas sulmeve
12/10 14:49
Top News – Ndëshkon 1600 individë e kompani ruse / BE: ‘Të lidhur me pjesë për dronë dhe raketa’
12/10 14:46
Top News – Ferr flakësh në Paris / Shkrumbohet tregu historik, destinacion i turistëve
12/10 14:23
Top News – Kërcënim më i madh se Lufta e Ftohtë / Gjermania në rrezik, paralajmëron ministri
12/10 14:21
Top News – Google rrafshoi 300 hektarë pyll. Finlanda i pezullon punimet për dy qendrat ‘AI’
12/10 14:20
Top News – Polonia blindon shkollat në gjithë vendin / Dislokon 20 mijë policë pas sulmeve me thikë
12/10 14:10
Top News – 14 vjeçari qëllon drejtorin e shkollës / Tmerr në Francë, hap zjarr me armë gjahu
12/10 13:40
Top News – Një ushtri e NATO-s e një fuqi bërthamore / Luftë kundër Huthive, mbështetje për Riadin
12/10 12:17
Top News – Zjarr dhe Tërbim, video e shpërthimit në aeroportin e Riadit, u vranë 13 persona
12/10 12:09
Top News – 5 milionë ton naftë nga Rusia në SHBA / Demokratë e republikanë ngrihen kundër Trumpit
12/10 11:47
Top Channel/ Sherr mes Gjermanisë e Irlandës: Merz nuk pranon propozimin e buxhetit të BE-së!
12/10 11:42
Top News – Rusia ‘nuk di gjë’ për armëpushimin / Trump e shpalli por sulmet në Ukrainë vazhdojnë
12/10 11:40
Top Channel/ Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike!
12/10 11:31
Top Channel/ “Po sillet keq”: Trump e Rubio shqyrtojnë shkarkimin e ambasadores amerikane në Greqi!
12/10 11:17