Top News – Boris Johnson i mbijeton mosbesimit / Sërish në këmbë, i aftë të kapërcejë çdo skandal
07/06/2022 12:27

Kryeministri britanik, Boris Johson, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, duke siguruar mbështetje të mjaftueshme të partisë së tij për të qëndruar në postin e kryeministrit. I njohur për aftësinë e tij për të tejkaluar skandalet, Johnson u përball me kritika të shumta pas zbulimeve se ai dhe stafi i tij vazhdimisht kishin organizuar ndeja në kohën kur në shtet kishte pasur kufizime për pandeminë e koronavirusit. Johnson fitoi mbështetjen e 211 nga 359 deputetët konservatorë, më shumë se shumica e thjeshtë që i duhej për të qëndruar në pushtet, por megjithatë 148 deputetë votuan që ai të largohej nga kjo pozitë. Ky mocion shfaqi shenja për ndarje të thella në mesin e konservatorëve, vetëm tre vjet pasi Johnson udhëhoqi partinë e tij në fitoren në të madhe në zgjedhje që është shënuar në dekada. Mocioni u ngrit pasi zyrtari i Partisë Konsernatore, Graham Brady, njoftoi të hënën se kishte marrë letra që bënin thirrje për mbajtjen e mocionit të mosbesimit nga të paktën 54 deputetë konservatorë. Disa orë më pas, ligjvënësit shkuan në Parlament për të votuar për këtë çështje. Pas kësaj, zyra e Johnsonit tha se ai kishte mirëpritur votimin “si mundësi për t’i dhënë fund spekulimeve disamujore dhe për t’i mundësuar Qeverisë që të vazhdojë punën”. Johnson iu drejtua ligjvënësve konservatorë të hënën në Parlamentin britanik, duke u zotuar “se ai do t’i udhëhiqte sërish drejt fitores”. Johnson u zgjodh në postin e kryeministrit në korrik të vitit 2019. Para se të zgjidhej kryeministër ai kishte mbajtur disa poste politike. Ai ka qenë kryebashkiak i Londrës dhe sekretar i Jashtëm.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55