Luftime të ashpra po zhvillohen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raportoi ushtria ukrainase. Një zyrtar rus më herët mohoi se trupat ruse kanë hyrë në këtë fabrikë, por komandanti i forcave ukrainase brenda kësaj fabrike tha se trupat ruse janë dëbuar nga territori i Azovstalit. “Me mbështetjen e avionëve, armiku ka rinisur ofensivën në mënyrë që të marrë kontrollin e fabrikës”, tha Shtabi i Përgjithshëm në Kiev, duke shtuar se rusët po “tentojnë të shkatërrojnë njësitë ukrainase”.