Top News – Blinken sulmon Rusinë/ Do të vuajë pasojat e veprimeve anti-amerikane
29/03/2021 11:58

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i dërgoi Rusisë një paralajmërim të qartë për “kosto dhe pasoja” të aktiviteteve të saj në dëm të interesave amerikane. Blinken i bëri komentet në një intervistë me rrjetin televiziv CNN “Ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona,” në momentin kur SHBA ta shohin të përshtatshme, u shpreh kryediplomati amerikan në intervistën që shte regjistruar disa ditë më parë, në kohën kur ai përmbyllte në Bruksel bisedimet me homologët e tij në NATO. Mes aleatëve perëndimorë, tha Blinken “ka një angazhim të përbashkët” se duhet të tregohen “sy-hapur e mendje kthjellët” lidhur me veprimet e Moskës dhe ta bëjnë përgjegjës Kremlinin. Sekretari i shtetit u shpreh se zyrtarët janë në vazhdën e punës duke analizuar mundësinë e sanksioneve apo masave të tjera nga Ëashingtoni kundër Moskës dhe po vijojnë konsultimet me vendet e NATO-s. “Ne jemi më të fortë kur veprojmë në bashkërendim,” u shpreh ai. Megjithëse SHBA dhe Rusia rënë dakord me shpejtësi për të zgjatur një traktat për kontrollin e armëve që do të skadonte pak pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Biden, Uashingtoni po fajëson Rusinë për veprime të tjera, përfshirë ofertën e shpërblimeve për ata që kryejnë atentate ndaj trupave amerikane në Afganistan, përzierje në zgjedhjet e 2020 dhe nderhyrjen në sistemet kompiuterike amerikane.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36