Këngëtarja e njohur Beyonce i ka shpërndarë personelit të hotelit bileta VIP për turneun e saj botëror 'Rilindja', si një falënderim për kujdesin gjatë koncerteve të saj. Ylli i muzikës pop është duke qëndruar në suitën mbretërore në të cilën 20 mijë euro kushton vetëm një natë. Por, përveç pagesës së tarifës së lartë të dhomës, ajo i ka dhënë bakshish shërbyesit të saj, shefit personal dhe bileta VIP që kushtojnë afro 900 euro.