Top News – Berlini dhe Kanadaja/ Ndalojnë Astrazeneca-n nën moshat 55 vjeç
30/03/2021 15:49

Grupi i spitaleve shtetërore Charite dhe Vivantes në Berlin kanë ndalur vaksinimin e grave nën 55 vjec me AstraZeneca. Një zëdhënëse shpjegoi se ky vendim u mor pas raporteve per disa mpiksje të rralla, por serioze gjaku, kryesisht te gratë e reja. Ajo tha se ka pasur edhe raste me hemorragji. “ Nga këndvështrimi i Charite, ky hap është i domosdoshëm sepse po hasim raste të mëtejshme trombozash venoze cerebrale tek femrat në vend, dhe duhet të hulumtojmë”, u shpreh ajo. charite sqaroi se kjo është thjesht një masë paraprake, ndërsa priten vlerësimet përfundimtare. Në spitalet e saj nuk ka pasur raste të tilla pas imunizimit me vaksinën britaniko-suedeze. Një ditë më parë, edhe Kanadaja njoftoi se do të pezullonte përdorimin e AstraZeneca te të gjithë personat nën 55 vjeç. Autoritetet kanadeze ndanin të njëjtin shqetësim: mpiksjet fatale të gjakut. . Një zëdhënës i Komisionit të Imunizimit njftoi se po bëhen verifikime dhe po vlerësohen rreziqet sipas moshës. Shkencëtaret po përpiqen të shohin përse disa persona në moshë më të re kanë pasur tromboza, ndërkohë që mendohet se kjo mund të jetë një formë reagimi imunitar të trupit. Më herët, astrazeneca nuk u lejua të përdorej për moshat mbi 65 vjeç me dyshimin se nuk ishte efikase, megjithatë ajo masë u hoq në shumë vende, ndërsa agjensia europiane e barnave thotë se nuk ka prova që kjo vaksinë shkakton mpiksje gjaku.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20