Beatrix duket se po e përjeton shumë keq nominimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë të enjte, Beatrix ka nisur të qajë nga frika se në spektaklin e së premtes do të eleminiohet. Pranë saj qëndronte Arjola dhe Monika të cilat i thonin se nuk do ikë asgjëkundi, por lotët e Beatrix tregonin se ajo ka bindjen që të premten do lërë shtëpinë.