Top News – BE ‘padit’ Poloninë/ E dërgon në GJED për sistemin gjyqësor
31/03/2021 20:07

Bashkimi Evropian e referoi Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, për shkak të shqetësimeve që lidhen me respektimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Supreme. “Jam thellësisht e shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme që minojnë pavarësinë gjyqësore në Poloni”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova. Ajo përmendi në mënyrë të veçantë presionin e vazhdueshëm ndaj gjykatësve, pavarësisht vendimeve të mëparshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në lidhje me këtë çështje. Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller, tha se nuk ka “justifikim ligjor ose faktik” për këtë veprim të BE-së dhe shtoi se “rregullimi i çështjeve të gjyqësorit është një fushë ekskluzivisht kombëtare”. Dhoma disiplinore e Gjykatës Supreme të Polonisë është akuzuar për marrjen e sugjerimeve nga Qeveria e kryeministrit polak, Mateusz Moraëiecki. Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka shprehur shqetësime për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, për të ngritur procedime penale kundër tyre. Dhoma disiplinore vazhdon të funksionojë, pavarësisht nga urdhri i Gjykatës Evropiane të Drejtësië, i lëshuar në prill të vitit të kaluar, për pezullimin e aktiviteteve të saj. Komisioni Evropian kërkoi të mërkurën nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që të urdhërojë ndalimin e vendimeve të kaluara të dhomës disiplinore, derisa gjykata e BE-së të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20