Top News – BE, kufizimi i udhëtimeve/ Masa të ndryshme në vëndet anëtare
30/07/2020 13:03

Duke filluar nga java e ardhshme, Gjermania do ta bëjë të detyrueshëm testimin e udhëtarëve që vijnë nga “zonat e rrezikut”. Por që tani në BE ka një numër të madh rregullash për hyrje-daljet që ndryshojnë nga vendi në vend. Suedia dhe Greqia nuk kanë kufizime për vizitat turistike. Letonia kërkon nga udhëtarët që vijnë në Belgjikë që të hyjnë për 14 ditë në karantinë. Belgjika, nga ana e saj, e konsideron Letoninë si zonë rreziku “ngjyrë portokalli” e për pasojë vizitorëve nga Belgjika u rekomandohet karantinimi, por jo i detyrueshëm. Ndërsa Belgjika e ndalon rreptësisht hyrjen në të nga disa zona të Portugalisë dhe Spanjës, të cilat konsiderohen si vatra të nxehta të pandemisë. Çdo vend i BE-së ndjek rregullat e veta, ka përkufizimet e veta. Ka disa që kërkojnë plotësimin e një formulari, të tjerë preferojnë një regjistrim online para se të hyjnë në vend. Të tjerë e lejojnë hyrjen kur tregon testin negativ të bërë në vendin e origjinës. Ka konfuzion për faktin se nuk ka një përkufizim të njëjtë në të gjitha vendet e BE-së për ato që konsiderohen “zona rreziku”. Në Gjermani këto zona i përcakton insituti “Robert Koch”. Në listën me 130 vende të tij, nga vendet anëtare të BE-së, vetëm Luksemburgu konsiderohet si “vend rreziku”, veriu i Spanjës, jo. Agjencia Evropiane për Kontrollin e Epidemive, me seli në Stockholm përpiqet të identifikojë rregullisht zonat në rrezik. Ajo mbledh të dhënat e të gjitha vendet anëtare dhe publikon një hartë, të ndarë në rajone, sipas përqindjes së infektimeve të reja. Në hartën e së mërkurës, si vatra të nxehta, identifikoheshin Veriu i Spanjës, Lisbona, Flandra, Luksemburgu, Suedia si edhe pjesë të Rumanisë dhe Bullgarisë. Gjermania, Italia, Franca, vendet baltike e Greqia kanë pasur në 14-ditëshin e fundit nga 20 infektime të reja në 100 000 banorë. Kjo është shifra që ECDC-ja e ka vendosur si referencë. Por as për këtë shifër nuk ka një qëndrim të përbashkët në BE. Ajo varion nga 16 deri në 50 raste të reja për 100 000 banorë.

Top Channel/ “Takimi Zelensky-Putin, jo produktiv”. JD Vance: Marrëveshja nuk kënaq asnjërën palë
10/08 23:05
Top News – Air Force One i ri brenda 6 muajsh / Dhurata e Katarit për Trumpin, ‘gati’ për përdorim
10/08 17:30
Top News – Evropa në flakë, zjarre kudo / Kthehen temperaturat përvëluese, mërkuri në 42 gradë
10/08 15:22
Top News – Nuk ka më meshkuj për ushtri / Tkurrje me 20 për qind, Koreja e Jugut në telashe
10/08 15:18
Top News – Qielli mbushet me yje që bien / Spektakli i Perseideve, të gjithë me sytë lart
10/08 15:08
Top News- Protestë pro palestinezëve në Londër/Policia arreston 466 mbështetës të ‘Palestine Action’
10/08 15:08
Top News – Aeroporti më i ngarkuar në botë / Nga SHBA në Spanjë, cili është numri një
10/08 14:53
Top News – Rafineria ruse e naftës në flakë / Ukraina godet ashpër, sulme me dronë në Saratov
10/08 14:53
Top News – Katër astronautë kthehen në shtëpi / Mes tyre edhe një kozmonaut rus, pesë muaj në ISS
10/08 14:48
Top News – Trump zbutet me marijuanën / Ndër drogat më pak të rrezikshme, lobim i sukseshëm
10/08 14:48
Top Channel/ Yjet që bien/ Perseidët, shirat më të pritur të vitit nga qielli
10/08 14:04
Top News – ‘Nuk i falim toka pushtuesit’ / Zelenski refuzon çdo shkëmbim territoresh
10/08 12:52
Top News – Myslimanët të bashkohen kundër Izraelit / Turqia bën thirrje: Larg duart nga Gaza
10/08 12:51
Top News – A do të shkojë Zelenski në Alaskë / Shtëpia e Bardhë ‘po shqyrton ftesën’, por…
10/08 12:51
Top News – Vend takimi i Trump dhe Putin / Pse ‘fitoi’ Alaska? Dikur ishte territor rus…
10/08 12:45
Top News – I gjithë Izraeli kundër Netanyahut / Gaza nuk është e jona! Protestë e madhe në Tel Aviv
10/08 12:45
Top News – ‘Makthi’ më i madh i Zelenskit / Lëshimi i tokave një skenar, Evropa krah Ukrainës
10/08 12:45
Top Channel/ Izrael, protesta kundër luftës/Mesazh për Netanjahun: Nëse pushton Gazën vr*ten pengjet
10/08 11:46
Top Channel/ “Asnjë marrëveshje pa Ukrainën”/Aleatët europianë deklaratë para takimit Trump – Putin
10/08 11:23
Top Channel/ Astronautë, kthim në Tokë pas pesë muajsh në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
10/08 10:48