Evropa donte të ndërtonte një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme por projekti më i madh i saj në fushën e mbrojtjes mund të prodhojë tani dy avionë të ndryshëm luftarakë. Airbus, që përfaqëson palën gjermane dhe spanjolle në Sistemin e Ardhshëm Luftarak Ajror, FCAS, tha për DË se është i hapur për ristrukturimin e programit pas viteve të mosmarrëveshjeve politike dhe industriale. Kjo mund të përfshijë një "zgjidhje me dy avionë luftarakë”, e cila do t'i lejonte Francës dhe Gjermanisë të zhvillojnë avionë të veçantë luftarakë, ndërsa vijojnë bashkëpunimin për dronët, sensorët dhe sistemet dixhitale që lidhin fushëbetejën në kohë reale.