Top News – Australia po fuqizohet… / Alarmohet Kina: Po afrohet me Amerikën!
24/09/2021 16:15

"Ndërsa Australia po distancohet nga Kina, Pekini mendon se ajo po i afrohet SHBA", thotë Oh Ei Sun, studiues në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit. Gjatë dekadës së fundit, Australia ka forcuar ushtrinë e saj. Kina është e shqetësuar veçanërisht për partneritetin e Australisë me Shtetet e Bashkuara, fuqia më e madhe ushtarake e botës, për të kontrolluar zgjerimin detar kinez, thonë ekspertët. Tashmë e trazuar, marrëdhënia kinezo-australiane që dikur lulëzonte mori një goditje tjetër javën e kaluar pasi Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan një partneritet trepalësh në fushën e sigurisë. Marrëveshja, e quajtur AUKUS, do të mundësojë ndarjen e teknologjisë së sofistikuar ushtarake dhe do ta pajisë Australinë me tetë nëndetëse me energji bërthamore. Marrëveshja AUKUS është e fundit në një seri ngjarjesh që kanë acaruar marrëdhëniet midis Kinës dhe Australisë. Studiuesit i referohen tre kryeministrave me prirje anti-kineze të zgjedhur në Australi që nga viti 2013, së bashku me reagimin e Kanberrës ndaj interesave kineze në vend, nga i cili Kina kërkon furnizime të çmuara të xeheroreve të hekurit dhe qymyrgurit. Mosmarrëveshjet mbi burimet natyrore të lakmuara të Australisë, ndikimi ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Azi-Paqësor dhe udhëheqësit me pikëpamje politike konservatore në Kanberra po nxisin dobësimin e marrëdhënieve me Kinën, thonë ekspertët në të dyja vendet.

Top News- Nënshkruhet pakti i paqes për Gazën/ Trump hedh firmën: 3000 vite për të ardhur këtu
13/10 22:15
Top News- Rusia do sulmojë NATO, Inteligjenca gjermane paralajmëron: Berlini në shënjestër
13/10 22:00
Top Channel/ Paqja, Trump firmos marrëveshjen dhe paralajmëron: Tani e ka radhën Rusia
13/10 19:55
Top News – ‘Do të përfundojë keq për të gjithë…’ / Rusia kërcënon Trumpin për raketat Tomahawk
13/10 15:37
Top News – NATO tallet me Rusinë: Nëndetësja u prish / ‘Në gjah për mekanikun më të afërt’
13/10 15:29
Top News – Momenti për të cilin janë lutur…Pamjet prekëse, pengjet izraelite kthehen në shtëpi
13/10 15:21
Top Channel/ Trump në parlamentin izraelit: “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”!
13/10 15:21
Top News – ‘Agimi i një Lindjeje të Mesme të re’ / Trump ngre në këmbë parlamentin izraelit
13/10 15:19
Top News – Ndërprenë fjalimin e Trumpit: Njihni Palestinën! Ligjvënësit izraelitë përjashtohen
13/10 15:10
Top News – Trump ‘ligjëron’ Hamasin / ‘Dritë jeshile’ për sigurinë e brendshme në Gaza
13/10 14:59
NUK PËRMBAHET Trump/ Në 8 muaj mbylla 8 LUFTËRA, plasin DUARTROKITJET
13/10 14:57
Top News – Macron nuk do të dorëhiqet! Vota e mosbesimit kërcënon qeverinë e tij të re
13/10 14:45
Top News – Alice lëshon ‘ferrin’ mbi Spanjë / Rrugët si lumenj të tërbuar, mijëra të evakuar
13/10 14:45
Top News – Nëndetësja ruse në Francë, e ndjek NATO / Novorossiysk, ‘bombë lundruese’, defekt teknik
13/10 14:28
Top Channel/ Hamasit i del “armik” i ri: Luftime të ashpra, 30 të vdekur brenda fundjavës!
13/10 14:13
Top News – Teoria e zhvillimit përmes shkatërrimit. Nobeli në ekonomi ndahet mes tre studiuesve
13/10 13:34
Top News – Po vijnë bakteret ‘monstra’ / OBSH paralajmëron: Po rritet rezistenca ndaj ilaçeve
13/10 13:15
Top News – Franca ka një qeveri të re / Lecornu prezanton kabinetin, sa jetëgjatë do jetë…?
13/10 13:12
Top News – Toni Blair në bordin e paqes të Gazës / Trump nuk është i sigurt nëse do të pranohet
13/10 12:20
Top News – Fillon të ndërtojë bunkerë bërthamorë / Koreja e Jugut frikë nga bombat e veriut
13/10 12:12