Top News – Franca ka një qeveri të re / Lecornu prezanton kabinetin, sa jetëgjatë do jetë…?
13/10/2025 13:12

Dy ditë pas riemërimit si kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe personalitete pak të njohura për publikun, sikurse mësohet nga lista që publikoi pallati Elysée-së. Në post vazhdojnë të mbeten ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, ministri i Ekonomisë dhe Financave Roland Lescure, ministrja e Kulturës Rachida Dati dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin. Lescure konsiderohet si aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron. Ministrja e deritanishme e Punës dhe Shëndetësisë Catherine Vautrin do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes. Ministër i ri i Brendshëm do të jetë prefekti i policisë së Parisit Laurent Nuñez. Ai do të zëvendësojë ministrin e mëparshëm të Brendshëm konservatorin Bruno Retailleau. Përpara se të prezantonte kabinetin e ri qeveritar, Lecornu u takua për konsultime me presidentin Emmanuel Macron në pallatin e Élysée-ut. Sipas një zëdhënësi të presidentit buxheti për vitin 2026 duhet të paraqitet deri të mërkurën në mënyrë që të respektohet afati kushtetues. Lecornu ndodhet para detyrës së vështirë për të ulur deficitin e lartë buxhtor të Francës. Konservatorët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa liberalët e majtë duan taksën për miliarderët dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve që ndërmori Macron. Lëcornu ndërkohë nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dorëheqjeje tjetër, në rast se dështon miratimi i buxhetit. Kabineti i mëparshëm i tij përpara një jave nuk mbijetoi as 14 orë.

Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08