Top News – Fillon të ndërtojë bunkerë bërthamorë / Koreja e Jugut frikë nga bombat e veriut
13/10/2025 12:12

Autoritetet në Seul planifikojnë të ndërtojnë bunkerin e parë civil të kryeqytetit të Koresë së Jugut të aftë të përballojë një sulm bërthamor nën një kompleks banesash publike deri në vitin 2028, tha një zyrtar i qeverisë së qytetit të hënën, për t'u mbrojtur nga kërcënimet që vijnë nga Veriu. Qeveria metropolitane dhe Korporata e Strehimit dhe Komuniteteve të Seulit po planifikojnë ndërtimimin e strehimit që do të mbante 999 familje, dhe që do t’i bënte ballë sulmeve bërthamore, biologjike ose kimike. Bunkeri do të shtrihet në një sipërfaqe prej 2,147 metrash katrorë, do të akomodojë deri në 1,020 persona në të njëjtën kohë dhe do të jetë i pajisur me gjithcka të nevojshme për të mbijetuar për të paktën 14 ditë. Gazeta Seul Shinmun, e cila raportoi e para për planin, tha se kjo ishte masa e parë e tillë nga një qeveri lokale përballë një kërcënimi të shtuar bërthamor nga Koreja e Veriut fqinje. Në një paradë masive ushtarake të premten, Koreja e Veriut shfaqi raketat e saj balistike më të fundit, të afta të mbajnë koka bërthamore, që mund të godasin objektiva në Korenë e Jugut ose deri në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka thënë se rruga më realiste për të ulur rrezikun nga Veriu është të sigurohet një ngrirje të prodhimit të bombave dhe raketave bërthamore, por Pheniani ka refuzuar ofertat diplomatike.

Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08