Top News – Atentat mafioz në Elbasan/ Ekzekutohet 41 vjeçari për motive hakmarrje
11/05/2021 22:31

Ekzekutohet një 41 vjecar në Elbasan, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht bashkëshortja e tij. Atentati mafioz ndodhi ndodhi në lagjen “Skënderbej”. Burimet policore thonë se viktima është Everest Çaka, ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij Silvana. Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe burimet thanë se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Skënderbe”, që ka njoftuar për ngjarjen në afërsi të një kompleksi në autostradë. Teksa po qarkullonte me makinë bashkë me gruan e tij, mjetit tip “Opel” i është prerë rruga dhe ndaj tij është qëlluar me breshëri me armë zjarri. Por, pas ngjarjes, janë mësuar të tjera detaje lidhur me ekzekutimin e Everest Çakës, i cili u qëllua për vdekje. Mësohet se viktima është djali i tezes se Arjan Spahiut, i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Ardit (Arjan) Spahiu është 38- vjeçari që ka lidhje familjare (kunat) me Erion Alibejn, i cili ndodhet pas hekurave për organizimin e disa vrasjeve. Everest Çaka alias Ibrahim Çaka nuk ishte person me precedentë të theksuar kriminalë, ndonëse Policia e pyetur për këtë person nuk bëri të ditur detaje, por lidhur me pistat e vrasjes për ta është hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës. Ndërkohë, pas minuta pas vrasjes, në Elbasan ka mbërritur vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë për autorët e mundshëm. Gjithashtu, një njësi e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është nisur drejt Elbasanit, ku ka nisur një operacion dhe janë shoqëruar disa persona.

Top Channel/ Protesta e thirrur nga të rinjtë, këngëtarja Irini Qirjako në Ministrinë e Arsimit
24/10 14:31
Top Channel/Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, shkulen pllakat e trotuarit dhe hidhen në rrugë
24/10 14:22
Top News – Sinjalizime për dhunë, Policia: Jemi gati, do identifikohen të maskuarit
24/10 13:56
Top News – Digjen jastëkët e dialogut të Ramës/ Protestuesit para Kryeministrisë nisin protestën
24/10 13:08
Top Channel/ Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren
24/10 12:57
Top News – ‘Maskat nuk ju mbrojnë nga identifikimi’. Demo paralajmëron protestuesit e dhunshëm
24/10 12:51
Top Channel/ Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta kombëtare e thirrur nga opozita
24/10 12:49
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë/ E thirrur nga PD, bëhen pjesë pedagogët dhe artistët
24/10 12:39
Top Channel/ Disa protesta. Studentët te ministria e Arsimit, PD dhe pedagogët para kryeministrisë
24/10 12:37
Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10