Partia Demokratike thirri një protestë kombëtare sot në 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fillimisht militantët u mblodhën në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Para selisë qeveritare, mbështetësit e opozitës dogjën shiltet e vendosura aty nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ku përsëriti thirrjen drejtuar studentëve, për dialog,.