Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës. Një edukatore është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije vetëm 4 vjeç. Rasti ka ndodhur në kopshtin numër 6 të qytetit dhe u zbulua pas denoncimit të nënës së të miturit, së cilës fëmija 4 vjeçar i tregoi për dhunën.