“Faleminderit, Kryeministër. Në fakt unë do doja të identifikoja specifikisht rëndësinë që ka tashmë procesi që Policia e Shtetit është duke ndjekur për sa i përket identifikimit të vazhdueshëm që bën të elementëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit. Janë një sërë burimesh informacioni që janë duke u përdorur, duke filluar me ato që janë publike, me vetë problematikën që kanë pasur media të ndryshme për sa i përket protestave që kanë ndodhur, po ashtu rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë janë përfshirë dhe të gjitha imazhet e atyre institucioneve publike apo private, prona private apo publike të cilat janë dhunuar gjatë këtyre ditëve.