Top News- Astronauti amerikan në Soyuz-in rus…!?/340 ditë në hapësirë, Rusia kërcënon ta lërë atje
15/03/2022 15:10

Astronauti amerikan Mark Vande Hei, thuajse po mbush vitin në hapësirë, por tani përballet me atë që und të jetë misioni më delikat i mundshëm....të ngjitet në një kapsurë ruse për tu kthyer në tokë, në mesin e tensioneve në rritje mes vendeve. NASA insiston se planet për kthim në tokë të Vande Heit, në fund të muajit, mbeten të pandryshuara, edhe pse pushtimi rus i ukrainas ka cuar në anulimin e fluturimeve, shkeljen e kontratave dhe përshkallëzimin e retorikave nga ana e agjencisë hapësinore ruse dhe drejtuesit të saj të linjës së ashpër. Shumëkush shqetësohet se Dmitry Rogozin, po shkelmon dekada të tëra të një partnershipi paqësor në hapësirë, ose më saktësisht, në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Vande Hei, që të martën theu rekordin e qëndrimit në hapësirë të një amerikani, prej 340 ditësh, duhet të largohet bashkë me dy kozmonautë rusë, në bordin e një kapsule Soyuz për tu ulur në kazakistan më 30 mars. Astronauti atëherë, do të ketë mbushur plot 355 ditë në hapësirë. Rekordi botëror prej 438 ditësh rresht në hapësirë, mbahet nga rusia. Një astronaut në pension i NASA-s, Scott Kelly, është mes atyre që nuk ëhstë kursyer ndaj Rogozin, aleat i hershëm i Putinit. I zemëruar nga ajo që po ndodh në Ukrainë, Kelly ka kthyer mbrapsht medaljen e tij ruse për eksplorim të hapësirës, në ambasadën ruse në Uashington. Pavarësisht luftës në tokë, kelly sidoqoftë beson se të dyja palët, mund të vazhdojnë të punojnë bashkë, në hapësirë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43