Kur firmosi ngritjen e Bordi të Paqes me objektiv të parë rindërtimin e Gazës, Donald Trump premtoi se SHBA do të kontribuojë me 10 miliardë dollarë, teksa mbi 10 miliardë të tjera ishin zotimet e vendeve themeluese të Bordit. Por, katër muaj e gjysmë më vonë, as SHBA dhe as partnerët e saj në Bordin e Paqes nuk kanë derdhur asnjë qindarkë në fondin e posaçmë. Lajmin e jep Financial Times, që thotë se premtimet e mëdha për rindërtimin e Gazës deri më tani kanë mbetur vetëm në letër.