Top News – Apeli i OBSH për shtetet e pasura/ ‘Dhuroni vaksina për vendet e varfra’
15/05/2021 13:46

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë planet për vaksinimin e fëmijëve. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një takim virtual në Gjenevë se ai e kupton faktin se disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, por ai ka sugjeruar që kjo të mos bëhet, por ato vaksina të dhurohen për vendet e varfra. COVAX është një skemë globale e shpërndarjes së vaksinave në vendet e varfra. Deri më tani, përmes këtij programi janë shpërndarë rreth 60 milionë doza, por procesi ka hasur në vështirë pjesërisht për shkak të kufizimeve të eksportit indian të vaksinës AstraZeneca për shkak të gjendjes epidemiologjike në këtë vend. OBSH shpreson që më shumë vende do të ndjekin shembullin e Francës dhe Suedisë në dhurimin e vaksinave për COVAX pas imunizimit të popullsisë së tyre prioritare. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që kanë të autorizuara vaksinat për përdorim tek adoleshentët. Deri më tani, rreth 1.26 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë injektuar në të gjithë botën, por shumica kanë shkuar te njerëzit në vendet e pasura. Më shumë se 160 milionë njerëz në botë janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe gati 3.3 milionë kanë vdekur, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33