Top News – ‘Amerikanët na braktisën papritur’/ U larguan nga baza e Bagramit pa asnjë lajmërim
06/07/2021 19:28

Forcat amerikane ndërprenë furnizimet me energji për pistën ajrore të Bagramit dhe nuk njoftuan zyrtarët më të lartë afganë të bazës, kur u larguan të premten, duke shkaktuar habi dhe zemërim mes ushtarëve afganë atje. Komandanti i ri i bazës, gjenerali Mir Asadullah Kohistani, zbuloi që amerikanët ishin larguar vetëm pas më shumë se dy orësh nga largimi i tyre. Detaje të reja të tërheqjes së fshehtë të amerikanëve, gjatë natës, nga baza afër Kabulit, ku ata kishin qëndruar për dy dekada, nënvizojnë problemet me të cilat forcat amerikane shpesh herë i shihnin partnerët e tyre afganë. “Ne dëgjuam disa zëra se amerikanët ishin larguar nga Bagrami... dhe më në fund, në orën 7 të mëngjesit, pamë se ata ishin larguar me të vërtetë”, tha Kohistani për agjencinë e lajmeve Asociated Press. “Ne nuk dinim asgjë për axhendën e largimit të tyre dhe ata nuk na thanë se po largoheshin”, shtoi ai gjatë një turi në bazën tani të evakuuar dhe të plackitur për gazetarët. RRëfimi i tij duket se bie ndesh me një deklaratë të lëshuar javën e kaluar nga shba ku thuhej se forcat amerikane kishin koordinuar largimin e tyre nga baza të ndryshme me liderët afganë. Me vetëm 3 mijë trupa nën komandë, forcat e Kohistanit janë shumë më të vogla krahasuar me praninë ushtarake në bazë më herët. Ndërkohë që tani druhet se forcat afgane të mbetur në Bagram do të sulmohen së shpejti nga talebanët. Vetëm 20 minuta pas largimit të amerikanëve, të premten, energjia elektrike u ndërpre dhe baza u zhyt në errësirë dhe ky ishte një lloj sinjali për plackitësit që hynë nga veri duke rrëzuar barrierat e duke grabitur ndërtesat.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55