Top News – Akuzohet për përdhunim/ Justin Bieper thyen heshtjen
22/06/2020 18:48

Justin Bieber ka “thyer” heshtjen pas akuzave për përdhunim nga një 21 vjeçare. Dy ditë më parë, një vajzë e vetidentifikuar si Danielle, tha se këngëtari i famshëm abuzoi me të seksualisht në 9 mars të vitit 2014. Ajo postoi në Twitter një status ku shkruante: “Po e postoj këtë anonimisht sepse nuk jam gati të dal hapur e të zbuloj kush jam. Nëse ai e sheh këtë, e di kush jam. E di që më mban mend. Shpresoj që jeta të të bëhet ferr pas kësaj e të mbytesh në faj”. Danielle rrëfeu në rrjetin social se u takua me Bieber në një event të organizuar nga menaxheri i tij Scooter Braun. Pas shfaqjes, një djalë iu afrua asaj dhe miqve të saj duke i pyetur nëse donin të takoheshin me yllin kanadez. Më pas, vajza tregoi se iu bashkuan Justin në hotelin “Four Seasons”. Danielle tregoi se shoku i Bieber i çoi dy miqtë e saj në një dhomë, ndërkohë që artisti e mori në një tjetër dhomë, aty ku edhe ndodhi përdhunimi. Bieber ka reaguar dje në Twitter duke i mohuar të gjitha akuzat e duke e cilësuar historinë një sajesë. “Normalisht nuk i adresohem gjërave pasi jam përballur me akuza të ndryshme gjatë gjithë karrierës sime, por pasi bisedova me bashkëshorten dhe skuadrën time, vendosa të flas për këtë çështje. Thashethemet janë thashetheme, por abuzimi seksual është diçka që nuk e kaloj lehtë. Dua të tregohem i qartë, nuk ka asnjë të vërtetë në atë histori. Në fakt, ashtu siç edhe do ju tregoj shumë shpejt, ka prova se nuk kam qenë kurrë prezent në atë vend atë natë,” shkruan ai.

Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20
Top Channel/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Si qëndron e vërteta rreth ish-banorëve të BBVIP
29/05 21:53
Top Channel/ Puthje pasiononte, balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane
18/05 21:33
Top News – Shakira shpallet e pafajshme. Fiton gjyqin me tatimet spanjolle, i kthehen 55 mln euro
18/05 18:49
Top News – ‘Nan’ gati për finalen e madhe. Eurovision 2026, Alis performon i pesti sonte
16/05 14:01