Top News – Aksident tragjik me tre viktima/ Lezhë, një prej viktimave disa orë i zhdukur
19/05/2021 10:56

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesitnë aksin rrugor Milot-Mamurras. Viktimat po udhëtonin në një mjet tip “Toyota”, që ka qenë duke qarkulluar në aksin rrugor Milot-Mamurras rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke shkatërruar plotësisht bordurën e aksit rrugor. Si rezultat i përplasjes së fortë automjeti ka përfunduar në kanalin me ujë. Dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, por edhe errësira në këtë segment rrugor. Megjithatë autoritetet policore shkuan në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat që shkaktuan aksidentin fatal dhe kryen veprimet proceduriale. Si pasojë e aksidentit tragjik kanë humbur jetën Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa viktima e tretë është Nikoll Gjoni, banues në fshatin Gjegjan të Pukës. Për gjetjen e trupit të viktimës së tretë është dashur ndërhyrja e polumbarëve, pasi ai kishte rënë në thellësi të kanalit me ujë. Në fillim u mendua se ishin vetëm dy viktima, por Policia pati dyshime dhe pas kontrollit u gjet edhe viktima e e tretë e këtij aksidenti. Në vendin e ngjarjes është dashur edhe ndërhyrja e shërbimt zjarrfikses, dhe shërbimeve të tjera.

Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07