Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë ndaj Ukrainës në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations League. Mesfushori I kuqezinjve Ylber Ramadani u shfaq në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje teksa u shpreh se skuadrën tonë përfaqësuese e pret një ndeshje shumë e vështire dhe se të gjithë lojtarët janë gati për të.