Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike të Parisit javën tjetër do të nxjerrë në shitje edhe 250 mijë bileta të tjera për evenimentin më të rëndësishëm sportiv të këtij viti që do të mbahet në kryeqytetin francez. Ai që e konfirmoi këtë ishte pikërisht presidenti i këtij komiteti, Tony Estanguet që foli këtë mesjavë në lidhje me këtë cështje.