Top News- Aeroplanmbajtësja amerikane në Jon/Mesdheu blindohet nga anijet britanike dhe italiane
30/04/2022 22:46

NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën në Mesdhe pas sulmit të Rusisë në Ukrainë si një përgjigje ndaj kërcënimit të Putinit ndaj Europës. Aktualisht në Mesdhe ndodhen katër aeroplanmbajtëse të NATO-s, të cilat përbëjnë një forcë të konsiderueshme të aleancës ndaj anijeve ruse që tashmë kanë ngecur në portin e Tartusit pas mbylljes së Dardaneleve sipas traktakteve ndërkombëtare në raste lufte. Së fundmi, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman” ka lëvizur nga porti i Triestes në veri të Italisë për të zbritur për në Jon bashkë me grupin e anijeve që e shoqërojnë. “USS Harry Truman” qendroi disa ditë në Trieste pas misionit të gjatë në Mesdheun Lindor. Krahas saj, në Taranto gjenden dy aeroplanmbajtëset italiane Cavour (C550) dhe Garibaldi (C551). Të dyja aeroplanmbajtëset janë të pajisura me avionë dhe helikopterë ushtarakë. Ndërkohë, pak më në veri-perëndim, pikërisht në ujërat e Francës gjendet aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”. Ajo u pozicionua në portin e Toulonit pas misionit në Egjeun Lindor. Sëfundmi është futur në Mesdhe përmes Gjibraltarit edhe nëndetësja bërthamore britanike HMS Audacious. Ajo u filmua sëfundmi në ngushticën e Gjibraltarit duke bërë kalimin për në brendësi të ujërave të Mesdheut. Sa i përket rusëve, pjesa dërrmuese e flotës së tyre është përreth portit të Tartusit, përveç kryqëzorit “Marshall Ustinov” që gjendet në jug të Kretës. Kjo anije është e ngjashme me atë “Moskva” që u fundos pak ditë më parë në detin e Zi nga ukranasit. Me fundosjen e “Moskvës”, rusët kanë humbur shumë nga kontrolli ajror dhe detar në luftë me Ukrainën.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20