Top News – A po dobësohet Aleksander Vuçiç? / Valë protestash në Serbi, pakënaqësi me qeverinë
15/12/2021 12:22

Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi kanë sjellë rikthimin e ligjit për shpronësimet dhe ndryshimet në ligjin për referendumin, të cilat ishin kërkesat kryesore të nismës "Kreni-promeni" (Nisu-Ndrysho). Partia Përparimtare Serbe në pushtet e pranoi humbjen politike dhe publikisht deklaroi, se nuk e dëgjuan sa duhet zërin e popullit dhe se tani do të ndryshojnë qasjen e tyre në komunikim me ata që mendojnë ndryshe. Të paktë janë ata që besojnë në këtë, por është e qartë se autoritetet serbe po përpiqen të clirohen pak nga presioni që qytetarët kanë ushtruar deri më tani në rrugët e qyteteve serbe, me premtimin bosh se nga sot do të kenë më shumë vëmendje për dialog me kundërshtarët politikë. Iniciativa Nisu-Ndrysho thekson se pas njoftimeve zyrtare të autoriteteve do të ndalojnë bllokimet e mëtejshme të rrugëve dhe se do të konsiderojnë hapat e mëtejshëm strategjik. Lëvizja "Kryengritja mjedisore" beson se asgjë nuk ka përfunduar derisa të ndalohet miniera e litiumit në Serbi dhe nuk dëbohet kompania Rio Tinto. Kjo lëvizje paralajmëron vazhdimin e protestës dhe kjo shoqërohet me dyshime të shumta dhe të panjohura, por ajo që është e qartë aktualisht është se grupe dhe lëvizje të caktuara do të përpiqen t'i mbajnë protestat si një formë presioni ndaj autoriteteve. Rezultati i protestave të deritanishme është gjithsesi mjaft i madh, thotë për DË Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politika Praktike. Sipas tij, qeveria u frikësua mbi të gjitha nga potenciali që kishin këto protesta. Serbinë e presin zgjedhjet në fillim të prillit dhe një nga të panjohurat është se si do të ndikojnë të gjitha ngjarjet rreth protestës dhe humbjet aktuale politike të SNS-së, në pozitën e vet presidentit Aleksandar Vuçiç.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01