Diçka e pazakontë ndodhi gjatë spektaklit të së martës në Big Brother Vip. Teksa diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhje me puthjen e shkëmbyer mes Sarës dhe DJ Pm, lindi një debat I ashpër mes opinionistes Balina Bodinaku dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Nga ana e saj këngëtarja u shpreh se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas këtij momenti, Fifit i bie të fikët.