Top News – 600 euro për çati. Qiratë në Tiranë ‘gërryejnë xhepat’
09/08/2026 12:03

Tregu i qirave në Tiranë vijon të përballet me rritje të çmimeve, me apartamentet 2+1 që kanë regjistruar një nga shtrenjtimet më të forta gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Në periudhën janar–qershor 2026, një apartament 1+1 në Tiranë është dhënë me qira mesatarisht për 590 euro në muaj, nga 565 euro që ishte mesatarja në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 4.4%. Ndërkohë, për apartamentet 2+1, qiraja mesatare mujore është ngjitur në 954 euro, nga 755 euro një vit më parë. Rritja në këtë kategori ka arritur në rreth 26%. Sipas revistës Monitor, të dhënat janë bazuar në transaksionet e realizuara në 13 zona të Tiranës, duke përfshirë si zonat qendrore, ashtu edhe ato periferike. Në maj 2026, çmimet e qirave rezultojnë 6% më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndryshimet janë veçanërisht të dukshme në zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Në ish-Bllok, një apartament 1+1 kushton mesatarisht 700 euro në muaj, nga 650 euro një vit më parë. Rritje të ndjeshme janë regjistruar edhe në zonën e “Zogut të Zi”, me 29%, dhe në Rrugën e Elbasanit, me 18%. Edhe në zonat periferike çmimet janë rritur, ndonëse vijojnë të jenë më të përballueshme. Në Astir, qiraja mesatare për një apartament 1+1 ka arritur në 550 euro në muaj, me një rritje prej 16%. Rritja e çmimeve lidhet edhe me kërkesën e lartë për apartamentet 2+1, të cilat janë të përshtatshme për familje, çifte të reja dhe persona që ndajnë banesën. Ndërkohë, zonat pranë qendrës vijojnë të jenë më të kërkuarat për shkak të afërsisë me vendet e punës, universitetet, shërbimet dhe pikat kryesore të interesit. Kërkesa shtesë nga profesionistët e rinj, punonjësit e kompanive të huaja dhe shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri ka ndikuar gjithashtu në presionin mbi çmimet, veçanërisht në zonat premium të kryeqytetit.

Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38