Top News – 30 vite më parë ne ishim afganë! Rama për BBC-në, shpjegon gatishmërinë e vendit
19/08/2021 19:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një intervistë të dhënë për emisionin radiofonik “The Ëorld Tonight”, në BBC ka folur lidhur me situatën më afganët, ku Shqipëria ka vendosur që të pranojë disa prej tyre në vendin tonë. Rama ka theksuar se shqiptarët ishin si afganët rreth 30 vite më parë, ndërsa ka shtuar se tashmë është çasti për të ndihmuar afganët. “Unë nuk e di se çfarë nënkuptojnë vende të Bashkimit Evropian, kur thonë se do të marrin refugjatë afganë në vite. Duhet të jemi aty për ata që punuan për ne. Janë mijëra, duhet të jemi aty tani, jo në vite. Tani!” tha Rama. “Ne kemi qenë në një regjim të ngjashëm me atë taleban”. “Duhet të mendojmë për afganët sepse nëse jo, ata do të ndëshkohen si tradhtarë dhe me tradhti, nënkuptoj vdekjen, pasi ashtu trajtohen tradhëtarët atje”. “Ne i kemi parë luftërat. I kemi jetuar ato. Kemi jetuar tmerret e luftës”. “Këta jemi ne. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas luftës se sa përpara luftës. Kemi këtë kod, ku turpi më i madh në jetë, është të lësh në baltë mysafirët. Ne ishim afganë disa dekada më parë, kur ikëm nga Shqipëria, fortesa e Koresë së Veriut në Evropë në atë kohë. Trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirërpitëm. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se në këtë botë jetojmë. Nuk jemi të pasur, por nuk duhet të humbasim kujtesën kolektive”, ka shtuar Rama më tej.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52