Top News- 30 raketa kruz mbi bazën ukrainase/Dhjetëra të vrarë në sulmin pranë kufijve polakë
14/03/2022 11:03

Zgjerimi i sulmeve të Rusisë ndaj objektivave të reja në Ukrainë pranë kufirit polak pasqyron zhgënjimin e saj në rritje lidhur me ritmet e sulmit, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan. Komentet e tij pasojnë sulmin e forcave ruse ndaj një baze ushtarake në Ukrainë, e cila ndodhet shumë pranë kufirit me Poloninë. Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi Moska lëshoi rreth 30 raketa kruz ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore. Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen 25 kilometra larg saj. Baza ushtarake, jo shumë larg Lvivit, është vendi ku njësitë e NATO-s janë stërvitur me trupat ukrainase dhe ku instruktorët ushtarakë perëndimorë kryejnë stërvitje. Sullivan tha se Uashingtoni nuk ka plane për të angazhuar forcat e tij ushtarake në Ukrainë, por shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbronin çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, duke rritur ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e armëve kundërajrore. Ndërkaq ushtria ruse vijon të sulmojë qytete në të gjithë Ukrainën me artileri dhe sulme ajrore. Më herët Moska kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se i konsideronte dërgesat e huaja të pajisjeve ushtarake në Ukrainë objektiva 'legjitime për t'u goditur' nga ana a saj. Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43