Top News/ 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës/ Bashkia e Tiranës u siguron edhe strehimin
20/07/2024 14:51

Tre studentët kanë fituar bursat e ofruara nga Bashkia e Tiranës, për Kolegjin e Europës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët fitues, ku tha se bursat e dhëna nga bashkia janë një investim te studentë që në të ardhmen do t’i japin më shumë kryeqytetit me talentin dhe punën e tyre. Veliaj: “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që 3 studentët që kanë dalë më mirë në provimet e pranimit për Kolegjin e Europës, të jenë ata që marrin bursën e Bashkisë së Tiranës, të cilën disa mund ta shohin si shpenzim, disa të tjerë e shohin si investim. Pra, Bashkia e Tiranës, qyteti, komuniteti ynë beson që, duke e paguar këtë shumë për secilin prej jush, tani ne kemi bërë një investim për çuna dhe goca, që do t’ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre, me talentin e tyre, me pasionin e tyre”. deklaroi se studentët fitues kanë të siguruar edhe akomodimin te “Qyteti Studenti”. “Më vjen mirë që kampusi kryesor te godina “Iliria” është gati dhe super modern. Të gjithë kolegët e Bashkisë së Tiranës kanë dhënë një dorë me dizajnin dhe me gjetjen e donatorëve për t’u siguruar që mbarojmë në kohë, por ajo që më vjen gjithashtu mirë është që edhe hapësira ku do të jetoni, që është “Qyteti Studenti”, sidomos konvikti, me investimin që kemi bërë me KFË-në, është ndoshta një nga konviktet që as kampuset e tjera në Bruzh dhe në Natolin në Poloni, nuk e kanë.” Në përfundim të studimeve, kryebashkiaku Veliaj ftoi studentët të bëheshin pjesë e stafit.

Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59
Top News- Dita e Alfabetit / Begaj-Pa gjuhë dhe pa fol shqip nuk ka atdhe
21/11 14:57
Top News – Studentët krijojnë Lëvizjen Kombëtare. Prezantohet nisma pa kryetar: Produkt i protestës
21/11 14:56