Top News – 25 kilometra larg Kievit / Pritet sulmi i madh, forcat ruse mobilizohen
12/03/2022 13:16

Kievi ka nisur 12 marsin me raportimet për luftime në pjesën veriperëndimore, teksa Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se forcat tokësore ruse tani janë 25 kilometra larg qendrës së kryeqytetit ukrainas. Tanket dhe artileria kanë nisur sulmet në zonat tashmë të rrethuara. Sirenat janë dërguar në disa qytete të Ukrainës në orët e para të 12 marsit, bashkë me thirrjet që njerëzit të gjejnë streha të sigurta, sipas mediave lokale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina “veçse ka arritur në një pikë kthese strategjike”.”Është e pamundshme të themi edhe sa ditë na kanë mbetur për të çliruar tokën ukrainase. Mirëpo mund të themi se do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë. Në qytetetin jugor, Mariupol, sulmet e pandërprera kanë penguar tentimet e vazhdueshme për të dërguar ushqim dhe ujë, si dhe për të evakuuar civilët e bllokuar. Sipas zyrtareve të qytetit, në 12 ditët e sulmit, në Mariupol kanë vdekur 1,500 njerëz. Sipas kryetarit të qytetit, bombardimet kanë detyruar ekipet që të mos gërmojnë për varreza masive, andaj “të vdekurit as nuk janë duke u varrosur”. Një sulm vdekjeprurës në një spital materniteti në këtë qytet, gjatë kësaj jave, ka nxitur zemërim ndërkombëtar dhe sugjerime për krime të luftës. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë se ka dëmtuar një spital për trajtim të kancerit dhe disa ndërtesa të banimit në qytetin Mikollaiv.

Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02