Ashtu sic është bërë zakon, viti i ri festohet ndryshe për familjet që presin në jetë një fëmijë. Këtë vit, pas mesnatës e deri në orët e para të mëngjesit në dy maternitetet e Tiranës, në jetë erdhën 12 djem dhe 2 vajza. Sic e ka tradita e përvitshme, ministrja e shëndetësië Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të shtunë është drejtuar në maternitet për të qenë pranë fëmijëve, ku ndau edhe cekun e bebes së porsalindur. Manastirliu uroi shqiptarët që ky te jetë një vit sa më I begatë dhe I shëndetshëm për të gjithë.