Top News – ‘Japonezët të Parët’ triumfon / U frymëzua nga Trump, ekstremi i djathtë edhe në Japoni
21/07/2025 12:59

Partia e ekstremit të djathtë Sanseito doli si një nga fitueset më të mëdha në zgjedhjet e mbajtura në Japoni të dielën, duke fituar mbështetje me paralajmërimet për një "pushtim të heshtur" të emigrantëve dhe premtimet për ulje të taksave dhe shpenzime për mirëqenie. E lindur në YouTube gjatë pandemisë së koronavirusit, duke përhapur teori konspirative rreth vaksinimeve dhe elitave globale, partia hyri në politikë me fushatën e saj "Japonezët të Parët". Partia fitoi 14 vende në parlament ndërkohë që tre vite më parë kishte fituar vetëm një mandat në dhomën e lartë me 248 deputetë. Ajo ka ndërkohë vetëm tre vende në dhomën e ulët, më të fuqishme. Fraza "Japonezët të Parët" kishte për qëllim të shprehte rindërtimin e jetesës së popullit japonez duke i rezistuar globalizmit. “Nuk them se duhet t'i ndalojmë plotësisht të huajt ose që çdo i huaj duhet të largohet nga Japonia", tha Sohei Kamiya, udhëheqësi 47-vjeçar i partisë, në një intervistë me transmetuesin lokal Nippon Television pas zgjedhjeve. Partia Liberale Demokratike e Kryeministrit Shigeru Ishiba dhe partneri i saj i koalicionit Komeito humbën shumicën në dhomën e sipërme, cka i lë ata edhe më shumë të varur nga mbështetja e opozitës pas një humbjeje në dhomën e ulët në tetor. Mesazhi i Kamiya-s tërhoqi votuesit e frustruar me një ekonomi dhe monedhë të dobët që ka joshur turistë në shifra rekord vitet e fundit, duke rritur më tej çmimet që japonezët mezi mund t'i përballojnë, thonë analistët politikë. Kamiya, një ish-menaxher supermarketi dhe mësues anglishteje, i tha Reuters para zgjedhjeve se ishte frymëzuar nga "stili i guximshëm politik" i Presidentit amerikan Donald Trump. Ai gjithashtu ka bërë krahasime me AfD-në e Gjermanisë dhe Reform UK, në Britaninë e madhe, megjithëse politikat populiste të krahut të djathtë ende nuk kanë zënë rrënjë në Japoni, siç kanë bërë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel/Plumbat e gomës në protestë, Skënder Hita sqaron përdorimin e tyre:Janë të lejuara, por…
17/10 16:40
Top News – Zjarr te Kryeministria, dita e pestë e protestës policia gaz e plumba mbi studentët
17/10 16:31
Top Channel/ Protesta e dhunshme në Tiranë, Policia hedh sërish gazlotsjellës
17/10 16:28
Top Channel/ Fortifikohen bizneset, vetratat prej xhami mbulohen me teneqe, pamje…
17/10 16:25
Top Channel/ Policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit nisin vrapin
17/10 16:07
Top Channel/ Tensionet në protestë, tubuesit boshatisin bulevardin
17/10 16:07
Top Channel/ Protestuesit po lihen në burg, vijon prej mëngjesit seanca për të arrestuarit
17/10 16:06
Top Channel/ Gurë e plumba gome! Shpërthen revolta te Ministria e Arsimit
17/10 16:05
Top Channel/ Pamjet si protestuesit e rinj plaçkisin një butik me rroba
17/10 15:51
Top Channel/ Uji dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve, tubuesit përgjigjen me gurë
17/10 15:51
Top News- Turma e protestuesve zhvendoset në Bulevard, Policia ndërhyn t’i shpërndajë me ujë
17/10 15:34
Top Channel/ Tensione në protesta, molotovë dhe gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me…
17/10 15:33
Top Channel/ Përplasje në protestë, policia përdor ujë e gaz lotsjellës,protestuesit hedhin molotovë
17/10 15:33
Top Channel/Protestuesit marshojnë drejt bulevardit, policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit
17/10 15:33
Top Channel/ Protestuesit hyjnë në bashkinë e Marsejës, mbi 160 të ndaluar në gjithë vendin
17/10 15:27
Top News- Protestuesit djegin koshat e mbeturinave edhe në Shkodër, policia arreston disa prej tyre
17/10 15:27
Top Channel/ Analisti Gabriel Partosh analizon: Rama i kthyer në viktimë të suksesit personal
17/10 15:24
Top Channel/ Molotovë dhe flakë gjatë marshimit në Shkodër, të rinjtë djegin koshat e mbeturinave
17/10 15:14
Top Channel/ Protestuesi tregon momentin kur është goditur me plumb gome nga blutë
17/10 15:13
Top News- Protestuesit qëllohen me plumba gome në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit
17/10 14:59