Për disa muaj, Presidenti italian Sergio Mattarella ka marrë kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale, një akt që është i paligjshëm sipas Kushtetutës Italiane. Si dërgues kërcënimesh dhe fyerjesh, policia italiane arrestoi dje 11 persona, mes tyre një shtetas shqiptar, por edhe një pedagog i cili njihet për qëndrimet e tij të djathta radikale. Ata tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës dhe nxitje për thyerjen e ligjit. “Largohuni”, “Bastard”, “Ju duhet të vdisni”. “Populli herët apo vonë do të rebelohet” “ Kjo është ajo që ju meritoni”. Këto janë disa nga fjalitë e shkruara në rrjetet sociale drejtuar Presidentit Mattarella dhe mbi të cilat ekziston një hetim që nga prilli i vitit 2020.