Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03/2026 20:18

Mbreti Zog luajti rol kyç në themelimin e shtetit modern, sipas historianit Bernd Fischer. Bernd Fischer, historian - Ai u përball me sfida të panumërta, kishte shumë të meta dhe bëri shumë gabime. Megjithatë, përmes institucioneve që krijoi, hodhi hapat e parë të rëndësishëm në krijimin e shtetit modern. Në prag të 100-vjetorit të themelimit tw monarkisë në Shqipëri, profesori i Historisë në Indiana University dhe një nga studiuesit më të njohur ndërkombëtarë të historisë sonë moderne, sjell për publikun veprën “Mbreti Zog dhe themelet e Shqipërisë moderne”. Studimi ribotohet pas më shumë se tre dekadash me gjetje të reja, falë dokumenteve që Fischer i ka shqyrtuar në arkivat më të mëdha në Europë, me qëllimin për të trajtuar objektivisht figurën e Mbretit Zog. Bernd Fischer, historian - Besoj se një pamje më e qartë dhe e paanshme e Zogut është e vonuar. Shpresoj që ribotimi i këtij libri të mund të kontribuojë në fillimin e këtij procesi, të ndikojë në rivlerësimin e kësaj figure qendrore historike. Vepra u botua në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, që sheh të nevojshëm rishikimin e ngjarjeve historike dhe përballjen me të shkuarën. Albert Rakipi, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare – Fischer me kontributin e tij, ka ndihmuar në bërjen e Shqipërisë. Kjo akademi nuk është për të promovuar librin, ne duam të nxisim një debat për ballafaqimin e shoqërisë shqiptare me të kaluarën. Duam të inkurajojmë shoqërinë shqiptare, jetën akadamikë, profesorë, studiues, të rinj, për t’u ballafaquar me historinë tonë. Ky botim studimor ku përfshihen dhe bisedat që Fischer ka zhvilluar me Mbretëreshën Geraldinë në vitet ‘70, vjen si një kontribut i rëndësishëm në historiografinë e periudhës së monarkisë dhe në vijim.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12