Anëtarësimi i plotë në BE i vendeve kandidate aktuale duhet të mbetet qëllimi përfundimtar, por procesi zgjat ca si shumë. Për këtë arsye, kancelari gjerman Friedrich Merz kërkon "zgjidhje inovative". Në një letër drejtuar liderëve të Bashkimit Europian, Merz thekson se procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor mes të tjerash, mund të përshpejtohet.