Top Channel/ Zgjedhësit kolumbianë kërkojnë ‘ndryshimin’ me populistin Hernandez e ish-guerrilasin
30/05/2022 22:06

Mbështetës të kandidatit të ri populist Rodolfo Hernandez festonin sot ngritjen e tij katapultuese në raundin final të zgjedhjeve presidenciale, përballë ish-guerrilasit të majtë Gustavo Petro. Hernandez arriti çuditërisht të eliminonte kandidatin e djathtë Federico Gutierrez, ish-kryebashkiaku i qytetit të Medellin që më herët parashikohej të renditej i dyti më i votuar. Kolumbianët që kërkojnë “ndryshim” i dhanë dje një fitore historike ish-guerrilasit të majtë, i cili do të përballet me kandidatin e ri Hernandez në qershor. Rezultatet paraprake tregonin se 62-vjecari Gustavo Petro, ish-kryebashkiak i Bogota, udhëheq me 40.3 të votave, përkundër 28 përqind për milionerin 77-vjeçar Rodolfo Hernandez. Vota e djeshme u mbajt në atmosferë të tensionuar sigurie me protesta të shumta prej krizës ekonomike e sociale. Rreth 300,000 policë e ushtarë të armatosur ishin dislokuar për ruajten e rendit, ndërsa zgjedhjet monitoroheshin nga grupe evropiane dhe amerikane. Presidenti aktual Ivan Duque largohet mes pakënaqësisë së thellë teksa 40 përqind e popullsisë së vendit jeton në varfëri. Imazhi i qeverisë është dëmtuar nga denoncimet për reagimin e saj të ashpër ndaj protestave disa javore kundër varfërisë, që kanë lënë dhjetra civilë të vdekur. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55