Top Channel/ Zelensky paralajmëron kërcënim të ri nga Bjellorusia: Rusia po planifikon…
21/05/2026 18:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për një kërcënim të ri ushtarak nga veriu, duke deklaruar se Rusia po përgatit plane për një ofensivë të re në drejtim të Kievit përmes territorit të Bjellorusisë. Sipas Zelenskyt, inteligjenca ukrainase ka identifikuar pesë skenarë të mundshëm ofensivë që po shqyrtohen nga Moska. “Analizuam në detaje informacionet për planet ruse në drejtimin Chernihiv-Kiev. Forcat tona në këtë sektor do të përforcohen”, deklaroi presidenti ukrainas. Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, tha se Rusia po planifikon në mënyrë aktive operacione ushtarake nga veriu, ndërsa Kievi po rrit praninë ushtarake pranë kufirit me Bjellorusinë. Zelensky paralajmëroi edhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, duke thënë se përfshirja e Bjellorusisë në luftë do të sillte “pasoja serioze”. Në vitin 2022, trupat ruse përdorën territorin bjellorus për të sulmuar Ukrainën në fazën e parë të pushtimit, por ofensiva drejt Kievit dështoi.

Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53