”Zbutet” Moska?” E interesuar për bisedimet”: Sapo Kievi të jetë gati
09/03/2022 17:38

Moska është e interesuar ta mbajë sa më shpejt që të jetë e mundur raundin e ri të bisedimeve me Kievin, sapo Ukraina të jetë gati” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një lëvizje që ngre pyetjen nëse ka një lloj zbutjeje të Rusisë. “Mbetemi të interësuar në vazhdimin e bisedimeve. Pozicioni i Rusisë është i qartë, dhe ia kemi bërë me dije pales ukrainase. Duam që raundi i ri i negociatave të zhvillohet sa më parë”, ka qenë komenti i tij, i përcjellë nga agjensia ruse e lajmeve, Tass. Raundi i tretë i bisedimeve u mbajt në Bjellorusi në 7 mars, dhe ndonëse ai nuk arriti të prodhonte rezultatet e dëshirara, duket se disa hapa të vegjël përpara u hodhën teksa palët arritën të avanconin disi me ceshtjen e korridoreve humanitare, dhe shprehën vullnetin e plotë që bisedimet të vazhdojnë. Peskov përsëriti dhe një herë qëndrimin e Moskës se Krimea duhet njohur si rajon rus. Pozicioni ynë është i ditur. Krimea është rajon rus dhe duhet njohur de facto e de jure”, u shpreh ai, ndërsa shtoi edhe se e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për republikat e Donetskut dhe Luhanskut. Putin e justifikoi pushtimin e Ukrainës që në fillim me pretendimin se në rajonin e Donbasit po kryhej genocid kundër rusëve etnikë. Sakaq, për të parën herë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, do të ketë një takim të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Sytë të enjten do të drejtohen nga Antalia e Turqisë, ku pritet të përballet shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Lavrov do të marrë pjesë në një forum diplomatik ndërkombëtar në qytetin resort, dhe “kontakti” i tij me Kuleban planifikohet të ndodhë atje, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Nisma për mbajtjen e këtij takimi erdhi nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, që sqaroi se ai do të jetë në formë trepalëshe. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43