Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgias. Sot janë ekzekutuar 15 masa sigurie personale të lëshuara nga gjyqtari hetues (GIP) i Barit dhe nga gjyqtari i Gjykatës së posaçme të shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në kuadër të hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Distrektuale Antimafia e Barit dhe Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.