Top Channel/ Vjen në shqip libri i ambasadorit Hill, Rama: E njoha kur burgosi Fatos Nanon
05/12/2025 19:59

Christopher Hill, ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, u rikthye në Tiranë, por këtë herë për të sjellë librin e tij “Në shërbim larg vendit”. Libri i ish-diplomatit amerikan, një njohës i mirë i gjithë Ballkanit Perëndimor, i botuar nga UET Press, u prezantua të premten në Universitetin Europian të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Rama kujtoi kohën kur ambasadori Hill shërbeu në Shqipëri dhe njohjen me të. “Dëgjova për herë të parë për Chris Hill, kur më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg. Ishte një mënyrë shumë mbresëlënëse për të lënë pas emrin, pasi sapo kishe hyrë në Shqipëri dhe thjesht nuk ishe angazhuar në asnjë reformë, në asnjë transformim, por thjesht kishe çuar në burg dikë dhe ishe larguar”. Teksa foli për rolin e diplomatit Hill në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit, kryeministri Rama dha një mesazh për të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. “Personi më i rëndësishëm në këtë vend për shumë vite ka qenë kushdo që ka qenë ambasador amerikan dhe siç e kam thënë gjithmonë, të jesh ambasador amerikan në Shqipëri, është puna e dytë më e mirë e dikujt që është amerikan pas të qenit president, sepse këtu je perëndi”.

Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56